Lajm i keq për Juventus para derbit me Milanin, Alex Sandro pozitiv me Covid
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2021, 21:23
Mbrojtësi i Juventusit Alex Sandro ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ky është një lajm i keq për Juventusin dhe trajnerin Andrea Pirlon përpara ndeshjes derbi ndaj Milanit.
Futbollisti 29 vjeçar ka simptoma të lehta dhe është vetë-izoluar në banesën e tij.
Lajmin e ka bërë publik vetë klubi bardhezi në një deklaratë në rrjetet e saj zyrtare ku ka konfirmuar infektimin e mbrojtësit 29-vjeçar.