Paç fatin e Spallettit/ S'punon asnjë orë por fiton nga Inter 4,5 milionë euro në vit

Të mos punosh, të rrish në shtëpi dhe sërish në llogarinë bankare të hyjnë miliona euro.

Ky është fati i Luciano Spallettit, teknikut italian, që edhe rreth dy vjet nga largimi prej Interit vijon të përfitojë nga klubi zikaltër.

Këtë verë Spallettit i mbaron kontrata me zikaltrit e më pas do të shohë mundësitë që do ti vijnë.

Ditët e fundit, sipas mediave në Kili, Spalletti u përfol si zëvendësuesi I Reinaldo Ruedas në krye të kombëtares amerikano-jugore, por pa mbaruar kontrata me Inter italiani nuk dëshiron të punjë, raporton Ora News.

Spalletti drejtoi Inter ng qershori 2017 deri më 17 maj 2019 duke regjistruar 45 fitore, 26 barazime dhe 19 humbje.

/a.r,OraNews