Tirana godet në merkato, afron sulmuesin e Kombëtares
Tirana godet në merkaton e janarit.
Kampionët e vendit kanë zyrtarizuar afrimin e parë në merkaton e janarit dhe bëhet fjalë për një emër të bujshëm, si Taulant Seferi.
Kanë qenë kryeqytetasit kanë njoftuar se është mbyllur me sukses marrëveshja me Young Boys për të huazuar sulmuesin Seferi.
“Mirësevjen Taulan Sulejmanov (Taulant Seferi)! Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e parë të merkatos së Janarit. KF Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e madh europian Young Boys për huazimin e sulmuesit Taulan Seferi. Pas bisedimeve te orëve të vona mes dy presidencave u arrit bashkëpunimi për të patur në organikën e ekipit tone 24 vjecarin. Seferi është prej kohësh pjesë e klubit zviceran dhe gjithashtu lojtar i kombëtares shqiptare të futbollit ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Klubi i uron suksese me fanellën bardheblu”, shkruan Tirana.
