Lajme të mira nga Lukaku, por Conte nuk do të rrezikojë

Lajme të mira për Interin dhe Antonio Conten në vigjilje të ndeshjes me Samdporian.

Asnjë lëndim muskulor për Romelu Lukaku: konfirmimi erdhi këtë mëngjes nga testet diagnostike që iu nënshtrua sulmuesi belg,  i cili të dielën e shkuar, në minutën e 75-të të ndeshjes kundër Crotones, kërkoi zëvendësim për shkak të një kontraktimi në kofshën e  djathtë.

Sot sulmuesi ka kryer një seancë të lehtë stërvitore ndërsa nuk është vendosur ende nëse ai do të jetë i gatshëm për transfertën e Sampdorias apo jo.

Sipas mediave italiane, Lukaku ose do të jetë në stol ose do të kërkohet të mos rrezikohet pasi në fundjavë është ndeshja kundër Romës e më 17 janar supersfida kundër Juventusit, raporton Ora News.

Lexo edhe:

Inter 8 fitore rradhazi, por armiku i vërtetë tani është kalendari

Për të mos rrezikuar shëndetin e sulmuesit kryesor të skuadrës kur jemi në kulmin e sezonit dhe kur Milani qëndron përpara në rënditje, Conte ka punuar gjatë këtyre ditëve me disa alternativa për sulmin në mungesë të “Big Rom”.

Në balotazh në krah të Lautaro Martinez janë Ivan Perisiç dhe Alexis Sanchez.

Në mesfushë, Gagliardini mund të luajë në vend të Vidal, ndërsa për Sensin pritet sërish një angazhim part-time.

Sampdoria-Inter luhet nesër në ora 15:00.

/a.r,OraNews