Lukaku mban në ankth Interin/ Nesër ekzaminimet por ja sa mund të mungojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2021, 14:47
Romelu Lukaku ia prishi disi festën e fitores e Inter pas fitores 6-2 ndaj Crotones dje në Serie A.
Ish sulmuesi e Manchester United pësoi një tërheqje në këmbën e djathtë, në sfidën e parë të vitit 2021, duke alarmuar drejtuesit zikaltër
“Gazetta dello Sport” raporton se, Lukaku do të humbasë sfidën e radhës ndaj Sampdorias në transfertë, teksa rrezikon edhe përballjen me Romën.
Mungesa e belgut pritet të lerë një boshllëk të madh në repartin ofensiv të Interit, teksa vendin e tij pritet ta zerë kiliani Alexis Sanchez, i cili nuk ka qenë i disponueshëm në sfidat e fundit për shkak të disa problemeve fizike.
Sampdoria-Inter luhet të mërkurën, ora 15:00.
Lexo edhe:
Inter 8 fitore rradhazi, por armiku i vërtetë tani është kalendari