Merkato, Milan shumë pranë Simakan
Drejtori teknik i Milanit Paolo Maldini ka qenë i qartë gjatë javëve të fundit: klubi po punon për të gjetur një lojtar funksional për lojën e Pioli, por gjithashtu dhe mbi të gjitha një mbrojtës të ri, të aftë të përballej një kundër një me kundërshtarin.
Emri i Simakan ka qenë i lidhur me kuqezinjtë që gjatë merkatos së verës së shkuar dhe tani, pas lamtumirës së mundshme të Musacchio dhe Duarte, Milani është gati të sjellë në “San Siro” lojtarin e datëlindjes 2000, shkruan Sport Mediaset, citon Ora News.
Kuqezinjtë kanë gati një kontratë pesë-vjeçare për mbrojtësin e ri francez dhe një projekt të ri që bind futbollistin të dëgjojë propozimin e Maldinit.
Për Strasburgun ofrohen 15 milionë eurosh plus bonuse.
Mohamed Simakan është i fortë fizikisht, luan shumë mirë edhe me topin në këmbë, ndërsa here pas here bën edhe rolin e sulmuesit.
/a.r,OraNews