Çështja "Cise", FIFA bllokon merkaton e Tiranës
Pak pas vendimit të KAS që liroi merkaton e Partizanit, një tjetër ekip shqiptar ndëshkohet nga institucionet ndërkombëtare të futbollit.
FIFA bllokon merkaton e Tiranës. Shkak është bërë gjyqi i humbur me futbollistin ngha Mali Moktar Cise, të cilit klubi kampion i Shqipërisë i detyrohet 200 mijë euro, raporton Ora News.
Tirana duhet të shlyejë detyrimet ndaj futbollistit afrikan e më pas të presë vendimin për rihapjen e merkatos.
Moktar Cise u bashkua me Tiranën në verën 2016-ës dhe luajti për një sezon. Në 23 ndeshje me bardheblutë ai shënoi dy gola.
Paraqitja e tij larg pritshmërive bëri që kryeqytetasit të shpallnin “divorc” të parakohshëm me të. Edhe pse kishte kontratë, palët negociuan për të zgjidhur marrëveshjen, por pa arritur konsensusin, shkruan Ora News.
Pas aventurës me Tiranën ai u transferua në Algjeri te klubi i CS Costantine.

/a.r,OraNews