Rikthehen flamingot në Lagunën e Nartës

Mëngjesin e sotëm ''Laguna e Nartës'' në Zvërnec, ka marrë një pamje të mrekullueshme.

Qindra Flamingo janë rikthyer në habitatin e tyre natyral, për ti dhënë një panoramë shumë të bukur ''Lagunës së Nartës".

 Pas vitit 1997,në Shqipëri Flamingot dhe shpendët e tjera shtegtuan, pasi ishin të pambrojtura nga gjuetia e paligjshme.

Në vitin 2016 qeveria ndaloi kategorikisht gjuetinë e paligjshme të shpendëve me ane të një moratoriumi, e cila mesa duket ka dhënë efekt dhe shpendët po rikthehen në këtë zonë sërish.