Largimi i shqiptarëve, Basha i përgjigjet Ramës: Për dështimet e tua fajëson të tjerët
Raporti i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), i cili konstaton se Shqipëria renditet e katërta në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë, ka shkaktuar polemika në distancë mes presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Ky i fundit akuzoi kreun e shtetit se përdor për propagandë raportin e 5-6 viteve më parë, ndërsa Meta shprehej se shpëtimi i Shqipërisë vjen përmes referendumit të 25 prillit.
Por debatit në fjalë i shtohet edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Përmes një reagimi në Twitter Basha shprehet se, Rama dështimet e tij kërkon t’ua faturojë të tjerëve, raporton Ora News.
Lulzim Basha: Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës. Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit. Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë.

/a.r,OraNews