Burri vrau dy motrat, flet bashkëshortja: Dua mbrojtje. Persona të maskuar më kanë kërcënuar vajzën
Vjollca Tela, bashkëshortja e Përparim Ademit, autori i vrasjes së dy motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, ka folur për mediat rreth ngjrjes së rëndë që tronditi opinionin publik.
Ajo rrëfeu se janë ngujuar në shtëpi nga frika e hakmarrjes ndërsa këroi edhe ndihmën e policisë.
Sipas saj, ajo e ka ditur lidhjen jashtëmartesore të të shoqit por nuk ka folur për të ruajtur familjen.
“Në 5:30 i kanë shku dhe i kanë bërë fëmijët copë nga këmbët. Unë kam lajmëruar dhe policinë. Kam bërë dhe kallëzim penal".
Lexo edhe:
Do kërkosh mbrojtje nga policia?
“Mbrojtje nga policia po e po. I kam thënë dua mbrojtje nga shteti se unë nuk dua të rri më në Shqipëri. Do zhdukem ose të vijnë të më vrasin”
A ke frikë në këtë shtëpi? Po akuzat që ka bërë për trafik fëmijësh?
“Nuk janë të vërteta. Janë të gjitha rrena. Ata duan pasurinë, duan këtë shtëpi. Unë kam hyrje-dalje familjare me këta. E di gjithë lagja”.
E dinit që burri juaj ka patur marrëdhënie me të? E keni pranuar?
“Po e dija. E kam pranuar. Mos prish familjen time”.
Ngjarja është shumë e rëndë, keni ju një koment?
“Unë e di që burri e bëri vrasjen. Unë nuk e shtyva burrin. Unë kam jetuar me të, kam ngrënë dhe kam pirë. Edhe kam fjet. Kam qenë në Pogradec, kam ngrënë, kam pirë. Kam qenë në Greqi. Njoh vëllain. Më solli perdet nga Franca”.
Si e more vesh ngjarjen?
“Mora në telefon çunin e Zhanit”
Çfarë njeriu ishte bashkëshorti juaj?
“Njeriu më i mirë në botë”.
Sipas saj, nëse policia nuk e merr në mbrojtje do të largohet nga Shqipëria pasi nuk ka siguri për jetën. Ajo shtoi se, persona me maska i kanë dalë në rrugë vajzës së saj dhe e kanë kërcënuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 dhjetor në zonën e Astirit. 59-vjeçari Përparim Ademi zbrazi plot 26 plumba në drejtim të dy motrave, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.
Lexo edhe:
Bashkëshortja e dinte lidhjen e Ademit me të dy motrat, heshti e i bëri mike
Për anëtarët e grupit të hetimit, ngjarja ka të bëjë me motivin e xhelozisë, pasi Zhaneta Metani, kishte vendosur ti jepte fund lidhjes me Përparim Ademin, çka ka sjellë dyshimet e këtij të fundit për një lidhje tjetër që e dashura e tij mund të kishte krijuar.
/a.r,OraNews