Skandali me procesin e rindërtimit, PD: Veliaj po shpërblen militantët e PS me banesa të reja
Partia Demokratike ka denoncuar atë që e quan skandal me rindërtimin në Tiranë. Zëdhënësja Ina Zhupa, publikoi një seri dokumentesh në bazë të cilave pretendon se ErjonVeliaj në shkelje të ligjit, me paratë e rindërtimit po shpërblen militantët e partisë në pushtet duke u ndërtuar banesa të reja, ndonëse kanë një ose më shumë banesa të tjera.
Ina Zhupa: Pak ditë më parë prapa nesh, këtë banesë në fshatin Fortuzë, banesën e Lulzim Agës erdhi e inaguroi Erion Veliaj. E inaguruan si një sukses i procesit të rindërtimit pasi po i ndërtonin shtëpinë një banori të këtij fshati. Ndërkohë ky banor, ky qytetar ka si pak kush në Shqipëri dhe 4 prona të tjera. Konkretisht një shtëpi tjetër tre katëshe pak metra më poshtë, një apartament në rrugën Qemal Stafa dhe dy prona të tjera, të cilat janë të vërtetuara me dokumente, nga hipoteka, nga aluizmi të cilat ne i disponojmë.
Partia Demokratike thotë e Kryebashkiaku i Tiranës, po shkel ne mënyrë flagrante ligjin dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi. I gjithë ky abuzim tha Ina Zhupa ndodh në një moment kur dhjetëra familje prej më shumë se 1 vit jetojnë në çadra dhe qeveria e bashkia nuk merr asnjë masë.
/a.r,OraNews