Vrasja e dy motrave/ Djali i Ademit lidhje intime me motrën tjetrën, 59-vjeçari u shiti apartamentin

Ora News zbulon detaje të reja nga marrëdhënia e Përparim Ademit (Tela) dhe viktimave të tij, dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

59-vjeçari, para disa vitesh u ka shitur apartamentin ku jetonin dy viktimat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

Lexo edhe:

Dinamika e plotë: Autori përdori si karrem një fëmijë të lagjes për t’i hapur derën dy motrat, u zbrazi në trup 26 plumba

Bëhet fjalë për një apartament në një pallat në afërsi të banesës së tij, pranë ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Banesa në pronësi të motrave është shitur nga Ademi disa vite më parë, duke i lënë në rrugë.

Burimet për Ora News komfirmojnë se pasi ata kanë mbetur pa shtëpi, janë strehuar për një periudhë kohe në shtëpinë e Përparim Ademit, bashkë me familjen e tij.

Më pas, njëra prej motrave është larguar në drejtim të Greqisë më pas ka mundur të blejë përmes një kredie apartamentin në zonën e Astirit, aty ku dy motrat u ekzekutuan me 26 plumbi më 31 dhjetor.

Gjithashtu, edhe djali i Përparim Telos ka patur gjithashtu lidhje intime me motrën tjetër të viktimave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

Vetë djali ka rrëfyer para grupit hetimor se e ka marrë vesh ngjarjen nga e dashura e tij, motër e dy viktimave.

Lexo edhe:

Burri vrau dy motrat, flet bashkëshortja: Dua mbrojtje. Persona të maskuar më kanë kërcënuar vajzën

Ademi ishte një personazh që bënte një jetë mes Tiranës dhe Maqedonisë, ku në këtë shtet ishte martuar dhe kohët e fundit ishte divorcuar, duke krijuar një raport intim me Zhaneta Metanin në Tiranë.

Sipas grupit hetimor që po merret me çështjen në fjalë, ngjarja ka të bëjë me motivin e xhelozisë, pasi Zhaneta Metani, kishte vendosur ti jepte fund lidhjes me Përparim Ademin, çka ka sjellë dyshimet e këtij të fundit për një lidhje tjetër që e dashura e tij mund të kishte krijuar.

Lexo edhe:

Ademi në verifikim edhe për trafikim fëmijësh, foto e tre “grave” të 59 vjeçarit

/a.r,OraNews