Akuzat për vrasjen e Saliut dhe Lamajt, Gjykata e Prizrenit jep "ok"-in për ekstradimin e Indrit Taullait

Gjykata e Prizrenit ka miratuar ekstradimin drejt Shqipërisë të Indrit Taullait, ish anëtar i Bandës së Durrësit, i arrestuar në Kosovë më 6 dhjetor 2020.

Ai akuzohet nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut dhe si organizator për ekzekutimin e Vajdin Lamaj, ngjarje të ndodhura në 26 dhe 27 shkurt të 2005.

Lexo edhe:

“Asgjë nuk harrohet”, për vrasjet në 2005 dy të arrestuar në Tiranë, në kërkim Lul Berisha

Ndërsa për Plarent Dervishajn, kunatin e ish-kreut të bandës së Durrësit Lulzim Berisha, nuk ka ende një përgjigjie nga autoritetet e Dubait.

Lexo edhe:

Apeli lë në burg të akuzuarit për vrasjen e Vajdin Lamajt

Ngjarjet në fjalë u zbardhën, sipas SPAK, pas 15 vitesh, nga dëshmia e të penduarit Luftar Reçi.

Në dëshminë e marrë nga prokurorët e SPAK, Reçi është shprehur se edhe pse nuk ka marrë pjesë në shpërthimin me tritol të ashensorit ku ishte Lamaj, ka qenë lulzim Berisha që i ka kërkuar një sasi lënde plasëse me telekomandë.

Montimi i bombës sipas Reçit është bërë në shtëpinë e motrës së Lulzim Berishës ku më pas Indrit Taullai ia ka dorëzuar Emiljano Shullazit.

Vrasjen e Vajdin Lamajt Reçi ka deklaruar se e ka mësuar nga media e menjëherë pas kësaj deklaroi se ka telefonuar Berishën, por ai i ka thënë se ndodhej në Turqi.

Ndër të tjera Reçi është shprehur se Viktor Imeri kishte arritur të gjente një informator pranë Lamajt duke marrë vesh se kur duhej bërë shpërthimi i minës.

Ngjarja e parë që akuzohen personazhe e njohur të drejtësisë u regjistruan në 26 shkurt 2005, ku në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj është vrarë me armë zjarri shtetasi Klodian Saliu, i cili po lëvizte me makinën e tij.

Ngjarja e dytë ka ndodhur një ditë më pas, si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse në ashensorin e pallatit u vra biznesmeni Vajdin Lame dhe miku i tij Artan Arsi.  

Hetimet e procedimeve të regjistruara për këto dy ngjarje ishin pezulluar për moszbulim të autorëve.