Humb mamin, postimi prekës i Fiori Dardhës: Nuk fitoi vdekja! Fitimtare është parajsa
Fillimviti i trishtë për autoren dhe drejtuesen e emisionit investigativ “Boom” në RTV Ora, Fiori Dardha.
Gazetarja dhe moderatorja e njohur ka humbur mamanë e saj.
Lajmin e ka bërë publik vetë Dardha përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.
“Po tani mam’? Po tani?! E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues.
Fluturo lart, shumë lart zemra jonë! Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar! Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njëjtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde!
Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime! Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdekja! Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur! Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë!
Të duam, mam’!”

Lexo edhe:
Stafi i Oranews.tv i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Fiori Dardhës dhe familjarëve të saj.
/a.r,OraNews