Oga: Rama thotë se është më i miri, por gjithmonë ka më të mirë

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, moderatori Edi Oga duke iu përgjigjur vogëlushes 12-vjeçare, Kejsi, duke thënë se Rama thotë se si kryeministër ai është më i miri, por gjithmonë ka edhe më të mirë.

Oga: Njerëzit thonë se "ja iku Rama po kush do të vijë" pasi Rama ka krijuar një imazh për veten e tij, duke na thënë se nuk ka më të mirë se ai. Kjo nuk është e vërtetë se gjithmonë ka një më të mirë. Problemi është sa ky më i miri të ketë marrinë për të qenë kryeministri i shqiptarëve.

Si kryeministër mund të vijë kushdo, përveç meje. Përveç Ramës që mendon se mund ta bëjë, askush dhe as një bashkësi njerëzish nuk mund ta sjellë ndryshimin në Shqipëri nëse nuk e duan dhe nuk veprojnë njerëzit. Kjo fillon qysh me zgjedhjet, që ta marrë pushtetin atij që i takon.