Messi: U tradhtova nga Bartomeu. Për të ardhmen vendos në fund të sezonit
Një intervistë e plotë për spanjollen “La Sexta” ku Lionel Messi flet hapur për marrëdhëniet e tij me Barcelonën, largimin e mundshëm nga “Camp Nou” dhe të ardhmen e tij.
BARCELONA – “Barcelona është qyteti im. Jam këtu që 13 vjeç. Jam rritur në klub, si në këtë qytet. Jetoj në Barcelonë më shumë se në vendin tim në Argjentinë. Barcelona më ka dhënë gjithçka dhe gjithmonë kam dhënë gjithçka për Barcelonën. Kam një raport dashurie sepse ka qenë ajo që kam përjetuar që kur kam ardhur”.
CIKËL I MBYLLUR – “Për mua ka ardhur momenti ku mendoj se kam plotësuar një cikël, që meritoja një ndryshim dhe që duhej të dilja nga e gjithë kjo. E dija që do të ishte një vit tranzicioni, por doja të luftoja për më shumë tituj, për Champions, për La Liga...”
BARTOMEU – “Pastaj nisën problemet me Bartomeun që nisi të më bënte si të keqin e filmin. Kjo është ajo që kam ndjerë. Në çfarë mënyre më ka tradhtuar? Në shumë gjëra, por nuk do ti them sepse nuk jam gatuar kështu. Por mund të them që kanë qenë shumë gjëra”.
GUARDIOLA DHE LUIS ENRIQUE – “Me Guardiolën kemi folur se si kanë shkuar gjërat, por nuk e di nëse do të rishihemi në të ardhmen. Për mua është më i miri. Pastaj Luis Enrique më ka mësuar akoma më shumë rreth tij”.
RONALDO – “Kur nisa të bëja profesionistin, kam hequr mënjanë Messin tifoz. Tani pasioni im jam fëmijët e mi. Si sportist dhe si atlet e admiroj shumë. Rafa Nadal, Federer, LeBron... në futboll është Cristiano”.
E ARDHMJA – “Nuk kam asgjë të qartë në mendje deri në fund të sezonit. Tani mendoj vetëm të përfundoj vitin dhe të provoj të fitoj tituj. Do bëj më të mirën për klubin dhe për veten.
Shtetet e Bashkuara? Kam qenë gjithmënë ëndërr e imja, por nuk e di çfarë do të ndodhë. Shpresoj që kur të tërhiqem do të ketë një post te Barcelona, cilido qotë. E sigurtë që nuk shkoj as te Real Madrid, as te Atletico. Nuk e di a do largohem, por nëse e bëj, dua të largohem në mënyrën më të mirë të mundshme e të rikthehem në klub në të ardhmen”.
/a.r,OraNews