A firmos Asani me Tiranën? Përgjigja diplomatike e Halilit në "Ora Sport"

I ftuar në "Ora Sport" në RTV Ora, presidenti i Tiranës foli pa dorashka mbi skuadrën aktuale duke u shprehur se me këtë kontigjent titulli kampion është i pamundur.

Halili shpreson në rikthimin e të dëmtuarve dhe në blerjen e 2-3 lojtarëve gjatë merkatos së janarit.

“Kemi parë që nuk ecet drejt titullit me këtë skuadër. Pra duhen edhe pak lojtarë më shumë. Nëse flasim se çfarë do të bëjmë në të ardhmen, po të kthehet Kale, po të kthehet Çelaga, Vangjeli që është me një problem familjar më shumë. Uroj të mos e ketë askush atë siklet. Edhe me dy tre blerje që mund të bëjmë ne, bëjmë 6 blerje. Se kështu shkojnë ato. Nëse flasim që Çelaga e të tjerët të kthehen e të bëhen pjesë e skuadrës”, tha Halili.

Por nuk munguan as ngacmimet e gazetarit Altin Sulçe sa i përket merkatos.

Altin Sulçe: Me Ngo ka negociata?

Refik Halili: Ngo-në e lemë se ka thënë vij në janar. Kështu kam dëgjuar. Nuk e di çfarë skuadre do shkojë por kam dëgjuar që vjen në janar dhe ai të vijë vetë të flasë në studio për gjërat, çfarë ka patur për klubin e Tiranës.

Altin Sulçe: Po Asani firmos?

Refik Halili: Ne e shohim që një qendërsulmues e duam se s’bën se nuk kemi pikë referimi. Nuk po bëj teknikun...

Lexo edhe:

Halili i pakënaqur me Tiranën: Pritshmëria ime ka qenë më e madhe

/a.r,OraNews