Aksidenton këmbësorin duke i shkaktuar vdekjen, arrestohet 31 vjeçarja në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2020, 08:54
Një shtetas 55 vjeçar ka humbur jetën në Qerek të Durrësit pasi është aksidentuar për vdekje nga ndërkohë që ka qenë duke ecur në rrugë.
Aksidenti fatal është shkaktuar nga shtetasja M.T 31 vjeçe, banuese në Krujë e cila është arrestuar në flagrancë nga policia.
'Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen M. T., 31 vjeçe, banuese në Krujë, pasi në Qerek, ka aksidentuar një shtetas këmbësor rreth 55 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ndërroi jetë', thuhet në njoftimin e policisë