Kulla pranë digës së Liqenit, qytetarët kundër: Po dëmtohet mushkëria e Tiranës

Projekti për ndërtimin e disa kullave shumë pranë Digës së Liqenit Artificial ka shqetësuar banorët e Tiranës dhe ambientalistët ndërsa shumë prej tyre e shohin me shqetësimin planin e godinave. Sipas tyre, kjo gjë do ta dëmtonte seriozisht një prej aseteve më të mëdha mjedisore të Tiranës urbane

Banorët e Tiranës prej disa ditësh kanë ngritur shqetësimin për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe pranë digës së liqenit.

Pavarësisht bindjeve të tyre partiake, thirrja ka qenë vetëm një: Mos dëmtoni mushkërinë e qytetit!

LEXO EDHE- Qytetarët: Po shkatërrohet “mushkëria e Tiranës”

Por deri më tani nga bashkia e Tiranës nuk është dhënë asnjë reagim, madje as kundërshtim i lajmit.

Ora News ka publikuar pamjet nga pallati që do të mbijë shumë shpejt në fushat që janë shumë pranë digës, madje do të jenë dhe të lidhura me shëtitoren përmes një ure.

Ndërkaq edhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit nuk është bërë asnjë transparencë mbi këtë vendim, dukshëm i marrë pa konsultën e banorëve të Tiranës