Anëtari i 7-të i Kushtetueses, Soreca dhe Yuri Kim: Falenderojmë Metën, KED-në dhe Parlamentin!
Pas emërimit Sonila Bejtes në Gjykatën Kushtetuese ka reaguar ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca.
Soreca përmes një postimi në Twitter shkruan se e përgëzon presidentin Ilir Meta dhe KED-në për këtë vendim që e përforcon funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese.
Soreca: Sot presidenti Ilir Meta ka dekretuar Sonila Bejten si anëtaren e 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Përgëzoj presidentin Ilir Meta. Ky vendim përforcon funksionalitetin e Gjykatës.
Ndërkohë, pas Sorecës reagon edhe ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim e cila shprehet se Kushtetuesja u bë funksionale para Vitit të ri.
Yuri Kim: Faleminderit presidenti Meta për dekretimin e kësaj mbrëmje gjyqtari i 7-të i Gjykatës Kushtetuese. Duke vepruar së bashku me urgjencë - në përgjigje të drejtpërdrejtë të opinionit të Komisionit të Venecias, BE-së dhe kërkesës së njerëzve - Presidenca, Parlamenti dhe KED kanë bërë që Kushtetuesja të jetë funksionale para datës 31 dhjetor.
Presidenti, KED dhe Parlamenti meritojnë merita për arritjen e kuorumit + 1, por nuk mund të ketë pushim derisa të plotësohen të 9 vendet. Puna duhet të vazhdojë në vitin e ri. Ne i nxisim kandidatët e kualifikuar t'i përgjigjen thirrjes për detyrë në mënyrë që populli shqiptar të ketë drejtësi të vërtetë, siç i përshtatet Aleatit të NATO-s dhe aspirantit të BE-së.