Aksident në Krujë, 31-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2020, 20:07
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë.
Një 31-vjeçare ka përplasur me makinë një person, i cili për fat të keq ka ndërruar jetë.
"Më datë 28.12.2020, në orën 19:15, në Qerek, Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen M. T., 31 vjeçe, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme." - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.