Punonjësja e Big Market vdes gjatë orarit të punës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2020, 19:33
Një punonjëse në një nga supermarketet e Big Marketit ka gjetur vdekjen gjatë orarit të punës.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur një ditë më parë, 27 dhjetor, në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
32-vjeçarja ka shfaqur komplikacione dhe më pas është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë.
E reja mësohet se ka vdekur nga hemoragjia cerebrale.