Covid në 24 orë, më shumë të shëruar se raste të reja, 11 pacientë humbën jetën

Kjo e hënë ka regjistruar një ulje të numrit të rasteve të reja me Covid nga një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 318 raste të reja pozitive në 1508 testime të kryera, ndërsa 577 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

134 raste në Tiranë, 29 raste në Fier, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 12 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës, 8 raste në Elbasan, 7 raste në Shkodër, Berat, Delvinë, 6 raste në Mirditë, Mallakastër, Kamëz, 5 raste në Korçë, Mat, 4 raste në Has, Gjirokastër dhe Dibër, 3 raste në Krujë, Lezhë, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Kurbin, Tropojë, Bulqizë, Skrapar.

Ndërkohë 11 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me virusin, duke ndërruar jetë.

"Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me Covid19; 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Peqini, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani të moshave 51-81 vjeç".

COVID-19 – Statistika (28 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         318

Të shëruar në 24 orë      557

Të shtruar në spitale      296

Humbje jete në 24 orë   11

Testime ditore              1508

Testime totale            255,197

Raste pozitive            56,572

Raste të shëruara       32,122

Raste Aktive              23,286

Humbje jete               1164

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         13301

Fier  1573

Shkodër   1316

Durrës  1237

Vlorë   1006

Korçë    949

Elbasan 866

Berat           861

Lezhë           837

Gjirokastër 511

Kukës 447

Dibër  382