Ju flet Moska: Bëmat e Julinda Dhamos, drejtoreshës së Përgjithshme të Erion Veliajt (1)
Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora kishte në fokus të analizës së tij punën e një prej drejtorive të Bashkisë së Tiranës.
Myftaraj: Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që kur e mori detyrën por edhe në fushatë zgjedhore para se të merrte mandatin e parë në 2015, është mburrur dhe ka premtuar se do të vendoste në poste drejtuese në drejtoritë e bashkisë njerëz të shkolluar dhe të profilit të drejtorisë përkatëse. Sot kam zgjedhur një nga drejtoreshat më të rëndësishme, drejtoreshën e Promocionit, Julinda Dhamo, e cila është drejtoreshë e promovimit të qytetit. Drejtoria e Promovimit të Qytetit është një Drejtori e Përgjithshme që mbulon disa drejtori, mbulon drejtorinë e Kulturës, Trashëgimisë Kulturore, Turizmin, Menaxhimin e Qendrave të Informacionit.
Përveç këtyre detyrave, Julinda kryen dhe një detyrë tjetër në Bashki, merret me problemet e grave që kanë lindur fëmijë jashtë martese. Nëse flasim për njerëz që duhet të përshtaten me vendin e punës, në Drejtorinë e Përgjithshme ku drejton Julinda duhet të ishte një person i shkolluar për marrëdhënie publike. Julinda e ka marrë këtë detyrë që në 2015, është 44 vjeçe sot. Ka një diplomë si inxhiniere mjedisi, i ka kryer studimet në vitetet 1995-2000, atëherë dega e Inxhinierisë së Mjedisit sapo ishte hapur në Universitetin e Tiranës dhe mësimdhënia ishte e nivelit shumë të ulët sepse vetë pedagogët që jepnin mësim ishin shkolluar në Universitetin Bujqësor. Julinda ka në dorë paratë e projekteve për kulturën të bashkisë dhe nuk janë pak. Vetëm për 2020, bashkia e Tiranës ka ndarë në buxhetin e saj 2 mln euro për kulturën me rastin e 100 vjetorit të bërjes së Tiranës kryeqytet. Është për tu lavdëruar lali Eri që ka ndarë 2 mln euro për kulturën,
por nuk është për tu lavdëruar mënyra si janë shpenzuar këto para. Erion Veliaj kur ishte veprimtar i shoqërisë civile Mjaft, fliste shumë për transparencë në shpenzimin e fondeve, kritikonte qeverinë, adminsitratën e Berishës për mungesë transparence, nuk kritikonte bashkinë e Tiranës të drejtuar nga Edi Rama. Por që nga 2013 kur ishte Ministër dhe nga 2015 si kryetar bashki, institucionet që drejton ai janë shembull i mungesës së transparencës ose në rastin më të mirë i transparencës së rreme. Nëse dikush interesohet për mënyrën sesi shpenzohen paratë në drejtorinë e Julindës dhe në përgjithësi në bashkinë e Tiranës nuk do të gjeni asnjë të dhënë zyrtare për mënyrën si janë përdorur këto 2 mln euro. Janë ndarë dhe shpenzuar me vendim të këshillit bashkiak që është një partiak, ka dhe një këshill të kulturës në bashki. Erion Veliaj dhe kur mbjell një pemë bën një video që e shpërndan, ka një propagandë shumë të madhe, pse nuk bën një video për këshillin kulturor në bashkinë e Tiranës?Nuk ka asnjë të dhënë cila është strategjia kulturore e bashkisë së Tiranës, cilat janë objektivat kulturore, kur mblidhet këshilli i kulturës dhe cilët janë anëtarët.
Nëse hap faqen e bashkisë së Tiranës, nuk i gjen emrat. Sektori i kulturës në bashkinë e Tiranës dhe i trashëgimisë kulturore si dhe drejtoria e drejtoreshë Julindës duhet të funksinojë sipas ligjit 10352 për artin dhe kulturën në Republikën e Shqipërisë, ligj i ndryshuar në 2014 nga shumica parlamentare e majtë. Ligji u bë, është i mirë, zbatimi është i keq sa nuk ka ku të vejë më. Kryeministri Rama bën ligje për të gënjyer ndërkombëtarët. Ajo që ndodh në administratën e bashkisë së Tiranës është se kur mblidhet Këshilli i Kulturës, drejtorëshë Julinda del nga zyra e Erion Veliaj me një listë se cilët janë projektet fitues, kjo listë u vihet para anëtarëve të cilët nënshkruajnë siç ju vjen lista dhe shumë e parave përkatëse, duke shtuar dhe Julinda ndonjë njeri që do ajo.Anëtarët vetëm sa bëjnë formalitetin.
Klikoni videon e emisionit për analizën e plotë.