Koronavirusi i merr jetën inspektorit të Antidrogës në Berat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2020, 19:16
Humb jetën nga Covid-19 inspektori i antidrogës në DPV Berat,Klodian Shevroja.
Koronavirusi i ka marrë jetën i inspektorit të antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.
Klodian Shevroja ishte prekur nga Covid-19, por për shkak të agravimit të situatën së tij shëndetësore Shavroja u shtrua në Spitalin "Shefqet Ndroqi", ku qëndroi rreth 2 javë në oksigjenim.
Ditët e fundit, inspektori Klodian Shevroja u përkeqësua dhe mjekët e intubuan.
Ai nuk e mposhti dot betejën me virusin dhe pas dy ditësh në intubim ndërroi jetë.
38-vjeçari, Klodian Shevroja, punonte që prej muajit prill si inspektor antidroge në DPV Berat.