Kontrabandë nga Kosova, sekuestrohen 12 metër kub fishekzjarre e kapsolla
Policia e kryeqytetit ka sekuestruar një sasi prej 12 metër kub lëndë piroteknike me fuqi të lartë shpërthyese të rrezikshme për jetën e qytetarëve në rast përdorimi nga ana e tyre.
Blutë e Tiranës kanë vënë në pranga pronarin e tyre dhe proceduar pronaren e subjektit që i kishte vënë në dispozicion ambientin për magazinimin.
Sasia e lëndëve piroteknike, kishte hyrë kontrabandë nga Kosova është gjetur tek tregu ushqimor në Qytetin e Nxënësve, jashtë çdo kushti të sigurisë teknike dhe të futura kontrabandë.
Krahas bllokimit të lëndëve piroteknike mësohet se janë goditur dhe raste të tjera dhe në Dibër, Tiranë, Durrës, Lezhë e Korçë, ku janë vendosur nën hetim 5 persona.
Vetëm javën e fundit në të gjithë vendin janë kontrolluar 378 subjekte, dyqane të ndryshme, makete apo super-markete, si dhe tregje të shumicës, ndaj blutë shprehen se do vijojnë dhe përgjatë ditëve të festave.