Rama-Metës: Shqipëria e Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për detin, do shkojnë në gjyq!

Përmes një reagimi në Twitter, kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e presidentit Meta lidhur me zgjerimin me 12 në det të Greqisë.

Rama shkruan se vetëm Saliu e Iliri dhe ndjekësit e tyre me Lulin e me Monikën në krye, mund të kërkojnë shesh për përshesh deri në det, kur e vërteta është e qartë sipas tij.

 Rama shton se Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq.

Rama: Ilir Meta mirëkuptuaka ndjeshmërinë e qytetarëve mbi vendimin e autoriteteve greke për të ushtruar të Drejtën Ndërkombëtare të Detit për Greqinë dhe pasojat e mundshme që mund të paskërka ky vendim për vendin tonë! Në fakt jo, Ilir Meta vazhdon kërkon shesh për përsheshin e LSI!

Vetëm të paudhët si Saliu e si Iliri dhe ndjekësit e tyre me Lulin e me Monikën në krye, mund të kërkojnë shesh për përshesh deri në det, ndërkohë që e vërteta është e qartë si drita e diellit: Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq!

Vendimi në fjalë i Greqisë s'ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona, sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykatë! Ja kështu Like!

Lexo edhe: Deti, reagon Meta: Ushtroj të gjitha kompetencat për të mos lejuar cënimin e Shqipërisë