Këshilltari i Metës, Ramës: Presidenti nuk do lejojë asnjë papërgjegjshmëri shtetërore që cënon interesat kombëtare

Debati për kufirin detar duket se do të vijojë për një kohë të gjatë pas zyrtarizimit të dekretit për zgjerimin me 12 milje të ujërave territoriale nga fqinji jugor Greqia.

Edhe pse Rama insiston se nuk ka marrëveshje mes dy shteteve dhe se ky dekret nuk vlen për Shqipërinë, ka ardhur reagimi i këshilltari të Presidentit Tedi Blushi, i cili nënvizon se Meta nuk do të tolerojë, as më të voglën shkelje të Kushtetutës, ligjit apo një papërgjegjshmëri shtetërore të çdo niveli, të qëllimshme ose jo dhe që cenon interesat kombëtare.

Blushi: Askush nuk duhet të ketë iluzionin se mund t'ju shmanget detyrimeve kushtetuese dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri.Sovraniteti dhe të drejtat sovrane të Shqipërisë janë të shenjta dhe askush nuk mund të guxojë t'i trajtojë si koncesionin apo tenderin e radhës.Çdo institucion kushtetues i Shqipërisë, institucion shkencor apo shoqëria civile, duhet të jenë të angazhuara për mbrojtjen e interesave kombëtare, të patjetërsueshme.Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk do të tolerojë, as më të voglën shkelje të Kushtetutës, ligjit apo një papërgjegjshmëri shtetërore të çdo niveli, të qëllimshme ose jo dhe që cenon interesat kombëtare.SHQIPËRIA E PARA.

LEXO EDHE:

Rama-Metës: Shqipëria e Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për detin, do shkojnë në gjyq!

Deti, reagon Meta: Ushtroj të gjitha kompetencat për të mos lejuar cënimin e Shqipërisë