“Rruga drejt bashkimit kombëtar”, ekspozitë për 112 vjetorin e Kongresit të Manastirit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2020, 18:33
112 vjetori i Kongresit të Manastirit është përkujtuar nga Muzeu Historik Kombëtar përmes një ekspozite. Në të janë pasqyruar alfabetet që përdoreshin përpara se të mblidhej Kongresi si dhe biografitë e disa prej anëtarëve të tij.
Rrugëtimi dhe përpjekja e rilindësve për krijimin e alfabetit të gjuhës shqipe vjen e pasqyruar përmes kësaj ekspozite.
Muzeu Historik Kombëtar e sjellë atë në përvjetorin e 112-të të Kongresit të Manastirit.
Në shenjë vlerësimi e homazhi, ekspozita paraqet jetëshkrimin e delegatëve pjesëmarrës në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve përgjatë shekullit të XX-të.
Kongresi i Manastirit, ku u unifikua alfabeti i gjuhës shqipe, u mbajt në Manastir më 14 nëntor deri më 22 nëntor të vitit 1908.