Ibrahimoviç: Në Suedi kam dy djem, te Milan kam 25

Zlatan Ibrahimoviç ka nostalgji për familjen e tij, të mbetur në Suedi.

“Më mungon. Shumë, shumë. Nuk mundem më. Dua të qëndroj me gruan time dhe me fëmiujët e mi Maximilian dhe Vincent, që janë 14 dhe 13 vjeç dhe jetojnë në Suedi. Të shkoj ti takoj? E kam provuar por Pioli më ka kërkuar të mos lëviz dhe se kam familje edhe në Milanello. Thotë ke dy djem por këtu kam 25 që kanë nevojë për mua”, shprehet Ibrahimovip.

Dhe për këta 25 djem suedezi është një guide: “Çmendem nëse një shok gabon një passim? Po, gjithmonë, edhe në stërvitje. Problemi është se nuk nxehem. Dhe nëse gaboj unë? Unë nuk gaboj kurrë.

Duhet punuar, punuar, punuar. Talenti shërben nëse e kultivon. Duhet sacrifice. Çfarë janë 90 minutat e ndeshjes? Asgjë nëse nuk je stërvitur çdo ditë dhe për shumë orë. Sa më shumë stërvitem, aq më mire ndjehem”.

Ku mund të arrijmë? "Duhet ta nisim mirë 2021 dhe të mendojmë ndeshje pas ndeshje, si të ishte e fundit. Duhet të kemi uri çdo ditë, çdo moment. Skudeto? Duhet të kemi kurajon për të ëndërruar".

Deri kur do të luajë? "Më pyesin të gjithë dhe përgjigja është gjithmonë e njëjtë: derisa të bëj ato që bëj tani".

/a.r,OraNews