Nga Simakan te Joviç, Milan kërkon titullin duke përforcuar skuadrën
Me vendin e parë në Serie A dhe me asnjë humbje deri tani, Milan po mendon edhe për merkaton e ardhshme me qëllim që ëndrra për titullin kampion të mos mbetet vetëm në letër.
Sipas asaj që raporton Sport Mediaset, kuqezinjtë po monitorojnë disa futbollistë që mund të jenë përforcimet e ardhshme që në merkaton e janarit.
Në listë është mbrojtësi i Strasbourg, 20-vjeçari Simakan, i ndjekur nga Milan edhe më herët.
“Djalli” kërkon të përforcohet edhe në mesfushë. Mungesa e Kessie dhe Bennacer ndaj Lazios treguan se skuadra ka nevojë për më shumë forca në mesin e fushës. Kështu në listën e kuqezinjëve është Boubakary Soumare, talenti i Lille, i cili në Milanello shihet si zëvëndësuesi perfekt i Franck Kessie. Ashtu si edhe për Simakan, problem mbetet vlera e kartonit të lojtarit: 25 milionë euro. Një shifër që për momentin Milan nuk kërkon ta shpenzojë.
Në fund sulmi, reparti ku Maldini dhe Massara mendojnë se duhet një zëvëndësues për Zlatan Ibrahimoviç. Pas dështimit me Depay e Lyon, Milan po tenton të bindë Real Madrid të lerë të lirë në formë huazimi serbin Luka Joviç.
Në Itali, alternativa për sulmin është Gianluca Scamacca, sulmuesi i Sassuolos.
Gjithësesi duhet pritur merkatoja e janarit për të mësuar emrin ose emrat që do ti bashkohen skuadrës së Stefano Piolit.
/a.r,OraNews