Krim i organizuar dhe drogë, arrestohet ish-futbollisti i Gjermanisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2020, 13:21
Deniz Naki në telashe të mëdha. Ish-futbollisti i kombëtareve të moshave të Gjermanisë, është vënë nën pranga ditën e djeshme në qytetin e Achen, teksa akuzohet për drejtimin e një organizate kriminale, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Kjo organizatë është përfshirë në shantazhe, trafikim droge dhe financim i PKK-së (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit), e cila konsiderohet organizatë terroriste.
Naki ka lindur në Gjermani dhe ka origjinë kurde. Në karrierën e tij, mesfushori 31-vjeçar ka luajtur për Bayer Leverkusenin, St. Paulin dhe Paderbornin.
Tri vjet më parë, ai u përjashtua përjetësikisht nga futbollit turk për përhapjen e propagandës “separatiste dhe ideologjike”, teksa ishte pjesë e Gençlerbirligi.
