Barcelona, shëndeti dhe Messi/ Rrëfimi 360 gradë i Koeman
Ronald Koeman, në një intervistë të gjatë, flet për gjashtë muajt e tij të parë në krye të Barcelonës.
Holandezi, i cili ka kaluar më herët në goditje në zemër, pranon se ka patur frikë për shëndetin e tij dhe se problemi shëndetësor i ka ndryshuar pikëpamjen për jetën.
“Kur gjëra të tilla ndodhin ose kur njerëzit afër jush sëmuren, atëherë jeta ndryshon. Në rastin tim, pata një goditje të vogël (në zemër) dhe kjo të bën t’i mendosh gjërat ndryshe. Ndoshta drejtimi i Barcelonës u bë një çështje: o tani, o kurrë! Kam punuar trajner për disa vite dhe nuk dua të jem akoma trajner i futbollit në moshën 70-vjeçare. Ky ishte momenti i duhur.”
Por tekniku holandez ka kaluar edhe Covid-19, përvojë të cilën zgjodhi ta ndajë me publikun.
“Unë vuajta vërtetë, në kuptimin që isha vërtet i sëmurë. Isha shumë i lodhur dhe kisha ethe. Ishte më keq natën".
Sa i përket Lionel Messit, Koeman shprehet se argjentinasit "mbetet gjithmonë i angazhuar" te Barcelona duke dashur të largojë edhe zërat e merkatos që e shohin kapitenin e katalanasve te PSG ose Manchester City.
“Nëse ai është në gjendje për të luajtur, atëherë do të luajë, por natyrisht ai është më i vjetër se më parë. Eshtë një lojtar që ende dëshiron të jetë në çdo ndeshje, veçanërisht për t’i fituar ato. Leo stërvitet shumë, çdo ditë, është shumë i angazhuar. Si trajner, më pëlqen të flas me lojtarët e mi. Flas me Messin për shumë gjëra, sepse ai është kapiten i skuadrës.”
Ansu Fati dhe Pedri janë lojtarë të cilët Koeman i vlerëson shumë për cilësitë që zotërojnë.
“Është gjithmonë bukur të flasësh për të rinjtë. Ajo që kanë bërë Ansu Fati dhe Pedri në moshën 17 ose 18-vjeçare në një ekip kaq të madh si Barcelona është diçka shumë e madhe. Pedri ka ardhur nga Las Palmas shumë i ri dhe tashmë po luan kundër ekipeve si Real Madridi dhe Juventusi. Ekipi duhet ndryshuar pak e nga pak. Mund të kesh nevojë për lojtarët më të vjetër, por ata nuk do të jenë përgjithmonë dhe ju duhet të planifikoni ndryshime në kohën e duhur dhe me qetës"i.
Holandezi e ka të qartë se te Barcelona, përtej problematikave, kërkohet gjithjë titulli kampion.
“Në një klub si Barcelona, duhet të fitosh dhe mendoj se qëllimi ynë përfundimtar është të fitojmë ndeshje dhe trofe. nuk merr asnjë çmim nëse e mbyll i katërti, duhet të jesh gjithnjë i pari. Ky është mentaliteti që duhet të ketë kjo skuadër, ne nuk mund të pranojmë asgjë më pak. Barcelona është një skuadër që duhet të fitojë, me vetëdijen që duhet të bëhen ndryshime.”