Ekskluzive për Ora News/ flasin për herë të parë dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, Kalo e Binaj
Gjykata Kushtetuese do të nisë të hënën funksionimin për të marrë vendimet mbi 140 dosjet, që kanë mbetur pezull. Dy anëtarët më të rinj, shprehen për gazetaren e RTV Ora Keti Banushi se kanë marrë angazhimin për ti shërbyer vendit .
Të parin prononcim pas marrjes së detyrës, dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese Përparim Kalo dhe Altin Binaj e kanë dhënë për RTV Ora.
Kalo tha se që nga e hëna do të jetë zyrtarisht pjesë e gjykatës, ndërsa caktimin në këtë detyre e cilësonte një detyrim për vendin e tij. Ndërsa Altin Binaj ka nisur detyrën me 23 dhjetor, një ditë pas betimit nga Presidenti.
Përparim Kalo: Është nder i madh ti shërbesh vendit tënd. Zgjodha këtë rrugë pas shumë vitesh në veprimtari private si avokat.
Ora News: E aspironit të ishit anëtar i Gjykatës Kushtetuese më parë?
Përparim Kalo: Nuk e kisha menduar por iu përgjigja thirrje publike për të kandiduar.
Të pyetur nese do të mund të funksionojë gjykata me 6 anëtare, Binaj dhe Kalo patën këtë përgjigje
Përparim Kalo: Kjo është ideja që të krijohet Gjykata dhe të nisë funksionimin. Pastaj ecuria do të tregojë sa shpejt do të ecin gjërat.
Altin Binaj: Është çështje e Gjykatës Kushtetuese e mbledhjes së gjyqtarëve
Juristi, Përparim Kalo, ishte emri që u zgjodh nga presidenti Meta pas renditjes së listës së dërguar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pas vakancës.
Këtë te enjte ai bëri edhe ceremonine e betimit në Presidencë. Ndërsa Altin Binaj ishte i vetmi emër që u dërgua pas vakancës së Kuvendit dhe u miratua me 96 vota.
Ndërkohë KED pritet të dërgoje emrin e anëtarit të shtatë për vakancën e shpallur nga Presidenti.
Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese janë 140 dosje ne prisje te gjykimit ndërsa me te ndjeshmet janë ankimimi i zgjedhjeve të fundit vendore.