Gjykata Kushtetuese funksionale? Meta: Ka ende punë për tu bërë, Të synojmë të jetë e pavarur nga politika
Presidenti Ilir Meta deklaroi se ka ende punë për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese.
“Presidenti ka bërë çdo përpjekje që Shqipëria të mos ngelet pa një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Por ka ende punë për tu bërë funksionale. Do mbështes pavarësinë e këtij institucioni dhe institucioneve të tjera”
Sot ne presidencë u bë betimi i gjyqtarit të gjashtë të Kushtetueses, Përparim Kalo.
Po kush ishte pengesa që Gjykata su ngrit për gati 3 vjet dhe kush u tërhoq tani?
Ilir Meta: "Nuk ekziston asnjë tërheqje nga ana e presidentit sa i takon kushtetutshmërisë së këtij procesi.
Ky proces ka patur dhe ka mangësitë e tij nga pikëpamja e ligjit. Çdo spekullim për të krahasuar situatën aktuale me atë kur ndodhi përplasja e presidentit me të kaluarën me parlamentin është e pavend, pasui në atë rast kishim një përpjekje për të rrëmbyer në mënyrë kriminale e mafioze një anëtar të Gjykatës Kushtetuese që i takonte presidentit ta merrte maxhoranca.
Komisioni i Venecias e bëri të qartë se kush e shkaktoi incidentin që u bë i qëllimshëm. Presidenti ka vepruar në mënyrën më të shpejtë të mundshme dhe ka qenë gjithmonë bashkëpunues."
Duke sjellë shembullin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese së Kosovës Meta nënvizoi rëndësinë e pavarësisë së kësaj gjykate nga politika
"Bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese nuk ka përfunduar. Mbi të gjitha duhet të ndjekim dhe monitorojmë funksionimin e kësaj gjykate në të ardhmen dhe vendimmarrjen e saj
Ne duhet të synojmë të kemi një gjykatë të pavarur nga politika dhe nga çdo ndikim dhe udhëhiqet nga interesi kombëtar dhe respektimi me besnikëri i Kushtetutës së Shqipërisë."