Aksident në tunelin e Krrabës, dy të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2020, 12:36
Një aksident rrugor ka ndodhur në tunelin e Krrabës, në autostradën Tiranë- Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, ndërsa në aksident janë përfshirë dy mjete.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po dërgohen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.