Fluks para Krishtlindjes, shtohet lëvizja në pikat kufitare me Greqinë e Italinë

Fluksi i kthimit të emigrantëve nga Greqia shënoi rritje në vigjilje të Krishtlindjes, ndërsa për shkak të masave kufizuese të pandemisë, të paktë ishin ata që kufirin e kaluan për trë festuar me familjarët në vendin fqinj.

Veçse në hyrje, vigjilja e Krishtlindjes shënoi fluks të shqiptarëve drejt Greqisë.

1504  persona u kthyen ndërsa 511 dolën në 24 orët e fundit përmes Kakavijës.

Pjesa më e madhe ishin emigrantë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj ku po kttheshin pas disa ditëve pushime në Shqipëri.

Por kishte edhe prej atyre që thanë se po shkonin për të kaluar festat me familjarët  në anën tjetër të kufirit.

Pala shqiptare në Kakavijë punon me 4 sportele në hyrje, ndërsa ajo greke me 2.

Por për shkak se fluksi i lëvizjes është shumë i ulët në krahasim me vitet e kaluara, nuk pati radhë e vonesa.

930 persona dhe 288 mjete ndërkohë u futën  në Shqipëri nga Kapshtica, e cila të paktën deri më 7 janar do të funksionojë vetëm për të hyrë në vendin tonë.

1330 udhëtarë hynë nga Porti i Durrësit e Vlorës në ditën e para se e gjithë Italia të shpallet zonë e kuqe.