"Shtetet në rradhë si shishe qumështi për të marrë vaksinën", Rama kritikon BE

Shqipëria mund ta ketë vaksinën brenda 2 muajve të parë të 2021, pavarësisht se kryeministri Rama nuk jep një datë konkretë. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh i zhgënjyer nga vendimi i Bashkimit Europian për t’i dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor tepricat e vaksinës, në një kohë kur nuk ka doza të mjaftueshme.

Serbia do të nisë vaksinimin e popullatës së saj kundër koronavirusit më 24 dhjetor, duke përdorur vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech por kur do të vijnë në Shqipëri këto vaksina. A ka ndonjë datë të caktuar?

I pyetur nga Ora News, kryeministri Rama la të kuptohet se bëhet fjalë për një “luftë mes shtetesh”  madje kritikoi edhe BE-në sa i takon vendimit për furnizimin me vaksina të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Edi Rama: "Nuk ka asnjë datë.  Ne jemi çdo ditë në punë për këtë çështje. Tjetër çfarë thuhet nëpër media e komentohet nëpër ekrane e tjetër realitet konkret i situatës me vaksinën. Shifrat e vaksinave që po marrin vendet e mëdha krahasuar me pritshmëritë e tyre janë jashtëzakonisht të ulëta. Kur ti dëgjoni sa kanë marrë do çuditeni.

Ende nuk është bërë transparente, pasi kërkesa është ekspotencialisht më e lartë se oferta dhe sasia e prodhimit është ku e ku më e voglë sesa nevoja

Natyrisht ky është një problem i madh në fazën e parë ndërkohë kompanintë po rrisin prodhimin.

Në SHBA është vendosur ndalimi i eksportit të çdo sasie. Nuk del asnjë dozë nga SHBA. Ne kemi në komunikim me të treja kompanitë

Jam besim plotë dhe ndërkohë jemi në komunikim me disa shtete mike. BE ka marrë një vendim, në këndvështrimin tim goxha për të ardhur keq. Por kështu e ka marrë. Për vendet e Ballkanit perëndimor do të jene tepricat, këtu s’ka teprica këtu ka një poroblem të madh se ka shumë më pak doza se janë planifikuar.

Megjithatë me disa shtete mike, ne jemi në komunikim."

Nuk tha një datë të caktuar por tha se brenda dy muajve të parë të 2021 do të mbërrijnë vaksinat.

Edi Rama: "Megjithatë me disa shtete mike, ne jemi në komunikim dhe ajo që unë di të them është që ne nuk do mbetemi mbrapa tjerëve dhe ne në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojmë të vaksinohemi, se kur është data këtë nuk di ta them.

Kam folur për dy muajt e vitit të ardhshëm, nuk dua të jap më shumë të dhëna sot sepse nuk janë të konfirmuara 100 %, por mund të jetë edhe më shpejt por mund të jetë edhe pak më vonë por brenda 2 muajve të parë këtu do fillojë vaksinimi dhe më pas nuk do të keni më asnjë problem sepse kalendari i ardhjes së dozave është një kalendar që në të gjitha vendet me volume që rriten.

Ajo që dua të theksoj është që për fat të keq edhe çeshtja e vaksinës është më shumë se kurrë diplomaci, marëdhënie personale, miqësi, komunikime dhe kontakte, realisht është një luftë e madhe që po bëhet sot pas kuintave nga të gjitha shtetet për të bërë të mundur sasi sa më të mëdha dhe është si rradha e qumështit e kohës së dikurshme, ku në vend të banorëve që zbrisnin poshtë pallatit që vinin shishen atje ashtu janë berë edhe shtetet.

Unë i them të gjithëve që të jenë të qetë sepse siç e kemi treguar edhe më parë, kur është puna për të bërë lypsin për Shqipërinë, besoj që dimë ta bëjmë më mirë se çdokush tjetër.

https://youtu.be/cVm6DYTfDF8