"Lufta e Kosovës nuk fillon me Osmanin dhe as Kurtin kryeministër në pritje", Rama i thotë "JO" rezolutës për dënimin e genocidit serb?

Kryeministri, Edi Rama, la të nënkuptohet se mazhoranca në Kuvend nuk e ka në planet e saj miratimin e rezolutës që dënon genocidin serb në Kosovë, një kërkesë kjo që u kërkua me "forcë"nga ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani gjatë vizitës në Tiranë.

Shefi i qeverisë dha edhe argumentet se pse.

Rama: PS dhe Kuvendi i Shqipërisë pastaj, por PS ka kaluar rreth 15 rezoluta. Historia e luftës për liri të Kosovës në Kosovë dhe Shqipëri nuk fillon me Vjosa Osmanin në detyrë dhe as me Albin Kurtin kryeministër në pritje, as me mua dhe askënd tjetër. Është histori e gjatë. Më rezulton se parlamenti shqiptar në më shumë se një rast ka dënuar genocidin, pastrimin etnik, masakrat e të gjitha me radhë. Ky ëhstë një tjetër moment për të kuptuar që kjo është një politikë e brendshme si miell për politikën e jashtme dhe është shumë gabim.I ka kushtuar shumë Kosovës këto vite ky alterim, ky mutacion dramatik.

Ndërsa Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë Hoti për mungesë legjitimiteti, nuk ndan këtë mendim Rama.

Rama: Nuk e kuptoj dhe nuk e shikoj kështu këtë gjë por nuk dua të hyj në atë aspekt. Ajo është qeveria e Kosovës dhe ka përfaqësuar Kosovën, ka firmosur për Kosovën. Nuk ka më zi për një vend sesa përfaqësimi i vet ndërkombëtar të kthehet në poltikë të brendshme sepse vendi bëhet qesharak.