25 Dhjetor '90, kur Shkodra festonte Krishtlindjet e para në demokraci

30 vite më parë, Shkodra do të festonte për herë të parë Krishtlindjen, pas viteve të errëta të regjimit komunist.

25 dhjetori 1990 ishte një festë për mbarë kryeqendrën e Veriut të vendit, pasi festa e Lindjes se Krishtit nuk po kremtohej më në fshehtësi në familjet katolike, siç kishte ndodhur prej vitit 1967.

Asokohe, protagonistët kujtojne se, megjithëse një natë e ftohtë, emocionet e asaj Krishtlindje ishin te papërshkueshme kur Dom Simon Jubani, kleriku që theu friken me kremtimin e meshes së parë më 4 nëntor 1990, një muaj me vonë përcillte gëzimin e Kshnellave.

Lotët e gëzimit të Dhjetorit 1990 per protagonistet e asaj meshe jane ende sot kujtim i freskët.

Kujtojmë se Krishtlindjet e para, në demokraci, në Shkodër, u kremtuan në Katedralen e qytetit, të cilën komunistët e kishin shndërruar në Pallat Sporti.

/a.r,OraNews