Përplasen makinat në qendër të Beratit, rrëzojnë edhe shtyllën e ndriçimit

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të Beratit. Dy makina të cilat lëviznin me shpejtësi janë përplasur kokë më kokë.

Gjatë aksidentit është goditur edhe shtylla e ndriçimit në rrugë, e cila është rrëzuar dhe ka rënë mbi një mjet të parkuar.

Efektivët e policisë rrugore të mbërritur në vendngjarje kanë nisur hetimet.