Inter, rikthehet në modë Granit Xhaka. Shkëmbim me Eriksen?

Një pistë e vjetër merkatoje që mund të kënaqë Antonio Conten. Trajneri i Inter ka shprehur dëshirën e tij për një përforcim në mesfushë gjatë merkatos së janarit dhe klubi duket i gatshëm t’ia plotësojë.

Mes futbollistëve që po ndiqen është edhe mesfushori i Arsenal, shqiptaro-zvicerani Granit Xhaka, shkruan Calciomercato.

SHKËMBIM ME ERIKSEN? - Trajneri i Arsenal Michel Arteta, i cili kishte vendosur ta mbante atë gjatë sezonit të kaluar dhe gjithashtu i kishte gjetur atij një pozicion të qëndrueshëm në një sistem loje më të përshtatshëm për një futbollist si ai, është i mërzitur me sjelljen agresive në fushën të Xhakës dhe për këtë është gati ta sakrifikojë.

Në Angli flasin për një shkëmbim të mundshëm që do ta sjellë Eriksen përsëri në Londër, pas përvojës me Tottenham.

Xhakës i skadon kontrata në 2023, Eriksenit me Inter në 2024 dhe vështirësia për të gjetur bashkëbisedues të gatshëm në janar për të përmbushur kërkesat e tyre përkatëse ekonomike (Xhaka u ble në 2016 për 45 milion euro, Eriksen i kushtoi Interit 27 milion vetëm një vit më parë) duket e vështirë.

Por Conte ka qenë i qartë: diçka më shumë është e nevojshme në mesfushë dhe një pistë e vjetër merkatoje mund të bëhet përsëri aktuale.

/a.r,OraNews