I infektuar me Covid-19? Vjen përgjigja për trajnerin e Partizanit

Vjen përgjigja e tamponit. Ilir Daja nuk është infektuar me koronavirus.

Trajneri i Partizanit, i cili mungoi në sfidën e fundit në kampionat ndaj Bylisit pasi dyshonte se mund të ishte pozitiv me COVID-19, së fundmi Daja ka marrë përgjigjen e tamponit dhe ka rezultuar negativ.

Kështu, numri 1 i stolit të të kuqëve do të mund të bashkohet sërish me skuadrën për të ndjekur nga afër stërvitjen e sotme dhe për të qenë në stol në sfidën e nesërme ndaj Kastriotit.

Një sfidë e cila hap fazën e dytë, teksa krutanët e mposhtën Partizanin në ndeshjen e parë.

Të kuqtë do të kërkojnë të rikthehen te suksesi pas tre barazimeve dhe një humbje, ndërsa as nuk kanë gjetur rrugën e rrjetës në këto katër takime të fundit.