"Salah nuk është i lumtur te Liverpool"
Mohamed Salah, ëndërr e Real Madrid prej kohësh, mund të lerë Liverpoolin pikërisht për tu bashkuar me “Los Blancos”.
Lajmin e jep spanjollja “Mundo Deportivo”, sipas së cilës, disa shokë në kombëtare të Salah janë shprehur egjiptiani nuk është më I lumtur në “Stamford Bridge”, raporton Ora News.
Shoku i skuadrës së Salah, Mohamed Aboutrika, tha për BeIn Sport se:
“Unë e thirrja Salah për të diskutuar rreth situatës së tij te Liverpool dhe ai është i zhgënjyer, por kjo nuk do të ndikojë në paraqitjet e tij në fushë. E di që Salah nuk është i lumtur te Liverpool, ma ka thënë vetë. Një ndër gjërat që e ka mërzitur është fakti i të mos qënit kapiten në ndeshjen e Champions League ndaj Midtjylland”.
LIVERPOOL “PO MENDON SHITJEN E TIJ”
"Nëse Salah do të ishte futbollist i Real Madrid ose Barcelonës e do të luante në të njëjtin nivel që ka luajtur me Liverpool, do të fitonte "Topin e Artë". Në opinionin tim, Liverpool po merr në konsideratë shitjen e tij për arsye ekonomike. Nuk kam asnjë influencë në vendimet që merr Salah. Ai është shoku im, vëllai im dhe është mjaftueshëm inteligjent për të bërë çka ëshjtë më e mira për të".
/a.r,OraNews