EKSKLUZIVE/ Një tjetër shqiptar i bashkohet Abazajt dhe Rrocës tek Istanbulspor

Mesfushori sulmues Valon Et’hemi është shqiptari i radhës që i bashkohet Istanbulspor.

Burime pranë lojtarit për emisionin “Sport Magaznine” në “Ora News”, bëjnë me dije se 23-vjeçari ka gjetur marrëveshjen me klubin turk ku luajnë Rroca dhe Abazaj, dhe në ditët e ardhshme pritet të zyrtarizohet si futbollisti më i ri.

Valon Et’hemi

Et’hemi është pa ekip, që pas largimit nga Kukësi në merkaton e verës. Anësori i djajthtë ka pasur disa opsione për të luajtur jashtë vendit, fillimisht gjetu akordin me Zaglebie Lublin në Poloni, por Kukësi nuk e lejoi të finalzionte operacionin.

Më pas Ethemi bisedoi me kroatët e Lokomotiva Zagreb, por në fund palët nuk gjetën marrëveshjen. Gjithsesi nga janari ai do të jetë pjesë e Istanbulspor, pasi marrëveshja është arritur dhe mbetet vetëm prezantimi zyrtar nga klubi.