VIDEO/ Chelsea tris në derbi, i afrohet kreut

Chelsea fitoi 3-0 më derbin e Londrës ndaj West Hamit, duke lënë pas zhgënjimet që pësoi nga humbjet me Evertonin dhe Wolves.

Skuadra e Frank Lampard dominoi në këtë sfidë, duke mos e vënë në diskutim suksesin, pjesa e parë u mbyll në epërsinë e një goli të Chelsea-t, i shënuar nga Thiago Silva.

Futbollistët e West Hamit provuan të kthenin baraspeshën në rezultat, por morën goditjen e radhës në minutën e 78-të nga Abraham, i cili shënoi të dytin personal vetëm dy minuta më vonë, duke mbyllur përfundimisht ndeshjen.

Përmbledhja e ndeshjes: