Messi kap rekordin e Pele, urimi i legjendës braziliane

Për 46 vjet rresht, legjenda braziliane Pelé ishte futbollisti që kishte shënuar më shumë gola për të njëjtin klub. Mes viteve 1957-1974, ai shënoi 643 gola për Santos.

Nga ana tjetër, Lionel Messit iu deshën 16 vjet te Barcelona për të arritur këtë rekord.

 Të shtunën, në një ndeshjen e La Ligas kundër Valencia në Camp Nou, ai do të shënonte golin që e barazon me “O’ Rei”-n, raporton Ora News.

Golin e parë me fanellën blaugrana, argjentinasi do ta shënonte në sezonin 2004-2005.

Shkëlqimi i Messit erdhi gjithmonë në rritje. Pë 10 vjet ai shënoi minimumi 41 gola. Ndërsa në sezonin 2011-2012, ai arriti 73 gola me Barça, një mesatare prej 1.2 për ndeshje, ndërsa një sezon më pas do të shënonte plot 60 herë .

Në total, Pelé ka shënuar 757 gola (643 me Santos, 37 me Cosmos dhe 77 me Brazilin), ndërsa Messi shkon për 714 (643 me Barça dhe 71 me Argjentinën).

Ndërkohë nuk ka munguar as urimi i Peles për Messin:

“Kur zemra juaj vërshon nga dashuria, është e vështirë të ndryshoni rrugën tuaj”.

Futbollistët me më shumë gola për një klub:

Më shumë gola për një klub:

11.Dixie Dean (Everton) – 383 gola
10.Cristiano Ronaldo ( Real Madrid) – 450 gola
9.Jimmy McGrory (Celtic) – 468 gola
8.Eusebio (Benfica) – 473 gola
7.Uwe Seeler (Hamburg) – 507 gola
6.Jimmy Jones (Glenavon) – 517 gola
5.Gerd Muller (Bayern Munchen) – 525 gola
4.Josef Bican (Slavia Prague) – 534 gola
3.Fernando Peyroteo (Sporting Lisbon) – 544 gola
1.Lionel Messi (Barcelona) – 643 gola
  1. Pele (Santos) - 643 gola

/a.r,OraNews