Berisha: PD është e hapur, ata që janë larguar jam munduar t'i afroj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2020, 22:33
Në një intervistë për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se disa njerëz kanë bërë zgjedhjet e tyre për t'u larguar nga PD-ja dhe për të krijuar parti.
Berisha: Në dijeni time PD ka qenë dhe mbetet e hapur. Sërish, njerëzit bëjnë zgjedhjet e tyre. Mendojnë se më interes është të krijojnë forcën e tyre politike se sa të kandidojnë me PD-në.
E kam thënë gjithmonë se të gjithë ata që janë larguar, unë jam përpjekur t'i afrojnë sepse ata kanë një kontribut të palidhur me mua, në mënyrë individuale. Ky investim i tyre është i tyre dhe duhet të vazhdonin aty ku e lanë.