Ushqime të skaduara dhe pa etiketë në supermarketet Conad, reagon AKU

Në supermarketet Conad janë konstatuar produkte të skaduara apo dhe pa etiketën në gjuhën shqipe. Legjislacioni shqiptar në këtë rast shprehet qartë duke e cilësuar shkelje. Madje AKU si institucioni përgjegjës që kontrollon atë çfarë konsumatori zgjedh, shprehet se për këto merren masa administrative.

Përfaqësuese e AKU Yllka Allaraj:
Nuk duhet që të nxirret në raftet e operatorëve të biznesit ushqimor produkt importi që vjen nga Gjermani p.sh dhe mos të ketë etiketë në gjuhën shqipe

Sipas AKU çdo subjekt nuk duhet të tregtojë asnjë produkt të importuar pa etiketimin në gjuhën shqipe të cilat japin informacion.

Përfaqësuese e AKU Yllka Allaraj:
Gjoba për mos etiketim të produkteve ushqimore që u ka kaluar afati i përdorimit, ky quhet produkt i pasigurt dhe kalon nga 3 milion deri në 5 milion të vjetra. Nëse vjen denoncim në mënyrë të menjëhershme trupat inspektues ngrihen, shkojnë te operatori i biznesit të vogël ushqimor , verifikojnë denoncimin madje i kthejnë dhe përgjigje konsumatorit se çfarë u vendos

Pas konstatimit të këtyre skandaleve, Ora News iu drejtua supermarketit Conad, por ky i fundit hedh poshtë këto pretendime.
Pas kësaj Ora News do ti paraqesë faktet pranë AKU deri në marrjen e masave ndaj Conad.