Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit paralajmëron sërish protestë sot në orën 18:00
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2020, 15:45
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paralajmëruar se do të zhvillojnë sërish protestë ditën e sotme në orën 18:00 përballë Ministrisë së Brendshme.
Protesta vjen në vazhdën e organizimit të djeshëm si pasojë e shoqërimit dhe dhunimit nga policia të 4 aktivistëve te çështjes së Teatrit, Ergys Mërtri, Donald Martini, Astrit Seranaj dhe Gentjan Hasani.